Transmetuar më 31-05-2024, 18:39

Katër të akuzuar për përdhunimin e një 11-vjeçare në Prishtinë janë dënuar me 34 vite burg nga gjykata Themelore e Prishtinës.

Një prej të akuzuarve me iniciale E.R është dënuar me 14 vite burg ndërsa tre të tjerët janë dënuar me 7 vite.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë E.R është dënuar me burgim të kozëhgjatjes prej 14 vitesh burg për shkak të akuzës së përdhunimit dhe dhunës të shkaktuar ndaj 11-vjeçares.

“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.

I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Në njoftim më tej thuhet se pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd