Transmetuar më 30-05-2024, 11:56

Ka dalë sot para gjykatës së Apelit Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit e cila u vetëvra duke u mbytur së bashku me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna.

Arrazi dyshohet seështë shkaktari i vdekjes së bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, teksa gazetarja Anila Hoxha raporton se ai u transportua herët në mëngjes nga burgu i Reçit. Në seancë ai shoqërohet nga familjarë dhe avokati i tij, teksa pritet të vendoset nëse do lirohet apo do qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për tragjedinë.

Alma Arrazi u mbyt së bashku me fëmijët e saj në lumë, dhe shkak dyshohet se janë bërë konfliktet e shpeshta që ajo kishte me Erdgysin, i cili kishte dhe një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd