Transmetuar më 29-05-2024, 20:14

Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e farmacisë së këtij spitali.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Paraprakisht mësohet se nuk ka rrezik për pacientët. Ky është rasti i dytë për këtë vit, pasi një tjetër zjarr ra në janar.

Shkaqet janë duke u hetuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd