Nga Andi Nuraj
Ka nja tri dite qe po tentohet te krijohet nje debat artificial, shterpe, teksa nuk e di per cfare arsyesh po ngjizet nje bllok anti Silvinjo mbi zgjedhjet e tij per Europianin e kesaj vere. Po ushqehet dicka qe me shume prish sesa ndreq, me shume dobeson se sa shendosh, me shume sjell mllefin sesa qetesine. Eshte e njejta histori prej me shume se 20 vitesh, qe nga Brigel, Han, Kuzhe, Baric, Panuci e Reja. Ata benin zgjedhjet e tyre dhe inkuzicioni nuk pertonte t’i digjte ne turren e druve.
Por, nese ka nje trajner qe me zgjedhjet e tij shkoi deri ne kufijte e nje traume kombetare ishte Xhani De Biasi. Pak para finaleve te Europianit ne France, italiani beri listen perfundimtare, duke lene jashte Gjimshitin, Rrahmanin, Rashicen e Shalen. I pari u tregua nje profesionist i vertete, uli koken, e coi futbollin e tij ne nje tjeter nivel dhe ja ku eshte sot. Eshte kapiteni yne ne 1001 kuptime. Tre te tjeret nuk e mbajten dot presionin. Iken te Kosova dhe shyqyr zotit se mund te ishin dhe pjese e Zvicres apo Norvegjise.
Imagjinoni tani sikur Shqiperia te kishte ne formacion gjigandin e Napolit ne qender te mbrojtjes apo talentin e shpejte nga krahet te Beshiktash?! Sado qe sot De Biasi mundohet ta justifikoje se ata fubolliste atehere nuk ishin ne ate nivel qe jane tani, fakti eshte qe Rrahmani u shpall ne 11-shen e vitit ne Kroaci, ne ate kohe, ndersa Rashica aq shume ra ne sy ne Holande sa pastaj e bleu Verder Bremen. Ne ate kohe me gjysem ironi, gjysem tension e arrogance italiani u mjaftua me"zgjedhja eshte e trajnerit, nese do t’ju takonte gazetareve ata do te zgjidhnin ndryshe”.
Prej xixave me De Biasin, Taulant Xhaka (e mbani mend naten e Beogradit, gati sa nuk u shpall hero kombetar) ne nje dashuri-urrejtje, nuk e mori kurre veten deri te mendjemadhesia ndaj Panucit dhe ftohtesia me Rejan, duke dhene perfundimisht doreheqjen nga kombetarja. Ne ate kohe De Biasit nuk i jepje dot mend, nuk i thoshe dot "vai a farti fottere", ndoshta te gjithe i dukeshin te vegjel. Dhe me te drejte. Kishte cuar per here te pare ne histori Shqiperine ne finalet e nje Europiani, edhe pse i lindur me kemishe, me zotin ne qiell nga lart ne ndihme, por dhe engjejt mbrojtes ne toke (po,po dhe ne toke).
Silvinjo nuk ka pasur asgje nga keto. Afroi ne skuader lojtare qe as nuk shpresonin ta vishnin nje dite fanellen kuqezi, u besoi disa lojtareve qe trajneret e tjere i kishin mykur ne stol me arsyetimin se nje lojtar tjeter ka eksperience, ai tjetri ka klas apo ky tjetri nuk zevendesohet. Silvinjo e fitoi shume ndryshe bastin e Europianit: me loje, me gola, me lojtare te rinj, me dhenie besimi per te gjithe, qe te tregonin se sa vlejne. Nese pranojme qe keto gjera kane ndodhur, atehere keto jane si rezultat i zgjedhjeve te tij, jo tonat.
Si mund te gjykosh nje trajner kur nuk e di apo nuk e kupton zgjedhjen fizike dhe taktike?! Si mund te gjykosh nje trajner fitues qe ka prere bileten me te bukur te nje Europiani? Si mund te gjykosh nje trajner ku per here te pare skuadren e tij shqiptaret e shohin jo vetem per te bere nje shetitje ne Europian, por jane te bindur se mund te kaloje edhe grupin?! Si mund te gjykosh nje trajner ku bastin e tij te pare e ka fituar, por tani kerkon te fitoje nje tjeter bast perballe kolegeve te tij evropiane, te ndeshet si i barabarte, te tentoje, te surprizoje apo te mos turperohet?!!
U habiten, u shokuan, u terbuan, u turren te gjithe pse u lane 3 futbolliste jashte. Por, nese do te linte jashte Armando Brojen, cdo te ndodhte?! Termet, do te binte qeveria. Po nese do te linte jashte Rei Manaj, nje nga tre goleshenuesit me te mire ne Turqi, pas Xhekos dhe Ikardit?!!!! Jam i bindur qe SPAK do te arrestonte Silvinjon pas kallzimit qe do benin te gjithe analistet. Po nese debati i cdo ndeshjeje – ore pse nuk e fut Ernest Mucin – te shoqerohej me lenien jashte?!!! Parlamenti do te perfshihej perseri nga kaosi. Po nese Marash Kumbulla nuk do te ishte ne planet e trajnerit?! Vete kryeministrja italiane Meloni do te anulonte ne shenje hakmarrjeje marreveshjen e pensioneve per emigrantet me Shqiperine.
Sa lojtare kryesore dhe me emer la trajneri i Anglise jashte Evropianit? Po ai i Gjermanise, Belgjikes, Italise dhe Holandes?!!!! Trajneri ben zgjedhje ne baze te karakteristikave dhe formes, iu del para demtimeve dhe gjen zevendesuesit. Kerkon grinten dhe pervojen e minutave te fundit per te mbajtur rezultatin. Prandaj trishtohem kur permendet “pitbulli” (e mbani mend ne France) apo “rumuni” (sa alternativa ka ne kete pozicion?!) “arabi” (i palodhur sa ne sulm e mbrojtje) apo “aziatiku” qe dhe vete UEFA u cmend me perlat e tij (se keto pseudonime iu kane vene analistet Abrashit, Alijit, Seferit dhe Asanit, qe po shfryjne dufin per zgjedhjet e trajnerit).
Sa shume i lehte qenka konkluzioni pse nuk e more ate ne sulm dhe more kete ne mbrojtje. Ore, po kush do ta zevendesoje Mario Mitaj nese larg qofte demtohet?! Po Ismajlin?! Po metrat ne cdo cep te fushes ne minutat e fundit, kush do t’i beje, kush ka fryme?! Nese ka nje te vertete eshte vetem nje: Disa lojtare ia moren me dhune nje ftese Silvinjos. Po, po, te jeni te bindur dhe mund t’i them me emra.
Mirlind Daku shfaqi pakenaqesi qe nuk u ftua ne dy miqesoret e marsit, por qe nga ajo kohe shenoi pothuajse ne cdo ndeshje me Rubin Kazan. Rei Manaj nuk ka nevoje fare te shkruaj, e tregojne golat qe ka shenuar. Arlind Ajeti per aq sa ju kerkua ndihma ne qender u duk sikur kishte rilindur. Disa te tjere, Silvinjo ndoshta u mundua t’i arsyetonte dhe toleronte nga presioni mediatik dhe impakti i mundshem ne tifozeri, por gjeti belane ne fund per tre emra, sepse nuk ia kane shpjeguar akoma shprehjen shqiptare “hyp se te vrava, zdryp se te vrava”.
Do shperthente vendi nese nuk do te merrnin ftese Berisha i portes, Strakosha, Kumbulla e Hysaj. Ajo qe nuk shkon eshte kur futbollistet e pakenaqur flasin me zerin e menaxhereve. Gjimshiti nuk foli atehere, kur u la jashte “Euro 2016”, edhe pse kishte te pakten 3 opsione te tjera, uli koken dhe sot eshte idhulli e lideri i shqiptareve dhe nje ekipi qe fitoi “Europa League”. Cikalleshi u tregua profesionist deri ne fund dhe iu uroi suksese shokeve te tij (me vjen keq per te me shume se per Uzunin, se ky i fundit ka ende kohe per turne te tjera).
Ndoshta Silvinjo e kerkon ne nje tjeter stad, tjeter nivel saktesine e pasimit, shpjetesine, kthimin ne mbrojtje, mbrojtjen e topit apo dhe precizionin drejt portes. Ajo qe nuk shkon eshte kur thuhet t’i behet ftesa atij qe nuk luan ne vend te atij qe luan. Tani, sipas kesaj logjike, Asllanin qe nuk luan tek Interi, apo luan me pikatore, nuk duhet ta kemi ne skuader?????!!!! Bajramin qe perfundoi dhe ngrohu stolin te Sasuolo, qe ra nga Serie A, nuk duhet ta kemi ne skuader?!!!!
Sipas kesaj logjike, ne Europian duhet te shkojme vetem me sulmues dhe te leme ne shtepi dubluesit e roleve!!!!! Shume te tjereve, emrat iu pluhurosen nga harresa, por nuk bene ze dhe u rikthyen me te forte se kurre. Ky eshte profesionalizem, zgjedhjet e nje trajneri fitues nuk gjykohen (dhe cfare fitoreje e kualifikimi, aq sa shqiptaret tani kerkojne te rrembejne edhe trofeun e Europianit).
Nga ana profesionale, modesti triumfator Silvinjo ka nje bast akoma me te madh per te fituar. Nuk besoj se po ben zgjedhje per te shkaterruar karrieren e tij dhe se ne jemi më shume ne ankth se ai se si do te parqitet kombetarja kuqezi ne Gjermani. Eshte pyetur disa here per rinovimin dhe ka dribluar me elegance. Mos u cudisni qe pas Europianit ta shihni ne nje ekip tjeter, pak me te madh se ne. Keshtu i ka ndodhur edhe kroatit Zlatko Dalic te Dinamos se Tiranes apo portugezit Fernando Santos te POK-ut.
Ah se harrova… Ata qe shqetesohen pse mori ftese kapiteni i Shpresave, talenti Medon Berisha, apo njeriu qe i dha kampionatin Dinamos se Zagrebit ne frymen e fundit, Arber Hoxha, ndoshta mund te jene nje nga dy futbollistet qe do te skarcohen ne fund ne listen prej 27 lojtareve. Keshtu qe le te qetesohen zerat kunder dhe le ta shijojme Europianin. Eshte feste. Jo per gje, por deri dje benim tifo per Gjermanine, Holanden apo Italine…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd