Transmetuar më 28-05-2024, 19:33

PRISHTINË/ Noa.al- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Gjithashtu si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd