
Lushnjë, 28 Maj 2024/ noa.al- Atë e bir në qytetin e Lushnjës kanë marrë plagë pasi janë përleshur mes tyre në një konflikt që përfundoi me dërgimin në spital.
Ngjarja ndodhi pak më parë rreth orës 18:00, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Mësohet se në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Nari Plaka, 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi Bashkim Plaka, 69 vjeç.
Nga të dhënat e para raportohet se burri 69 vjeçar ka marrë një thikë dhe, gjatë një konflikti mes tyre, ka qëlluar djalin 39 vjeçar.
Duket se mes babë e bir ka pasur përleshje sepse edhe burri në moshë të thyer ka marrë plagë fizike.
Policia njofton se momentalisht po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe Bashkim Plaka, pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





