Transmetuar më 28-05-2024, 09:30

"Conmebol" ka dhënë një lajm të madh në funksion të edicionit të ardhshëm të Kupës së Amerikës, i planifikuar për në qershor 2024, në SHBA: debutimi i kartonit rozë (i cili do t’i shtohet atij të verdhë dhe të kuq).

Kjo risi do t’i lejojë skuadrat të bëjnë një zëvendësim më shumë gjatë një ndeshjeje, krahasuar me pesë të lejuara aktualisht. Kjo vlen për rastet në të cilat një lojtar ka rrezikuar të pësojë një dëmtim në kokë ose tronditje.

Një zëvendësim që do t’i shtohet pesëshes tashmë të disponueshme të zëvendësimeve, siç shpjegohet në paragrafin II të nenit 96: “Nëse skuadra vendos të bëjë zëvendësimin për shkak të tronditjes, do të njoftohet gjyqtari kryesor, ose gjyqtari i katërt. Për këtë zëvendësim do të përdoret një karton rozë, i ndryshëm nga të tjerët".

Nëse njëra skuadër do të përdorte kartonin rozë, tjetra do të lejohet automatikisht të bëjë një zëvendësim të mëtejshëm, për t’iu shtuar pesë ekzistuesve, edhe vetëm për arsye futbolli.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd