Transmetuar më 29-05-2024, 08:10

Mesfushori Toni Kroos foli për "Real Madrid TV" në kuadrin e finales së Champions League kundër Borussia Dortmundit. Këto janë deklaratat e gjermanit: "Nuk është e lehtë të fitosh tituj pa skuadrën.

E pashë ndeshjen e tyre kundër PSG-së, të luash kundër ekipeve gjermane është gjithmonë e vështirë. Jemi përballur me të gjitha skuadrat gjermane këtë sezon: Leipzig, Bayern Munich dhe tani Borussia Dortmund".

Për ndeshjen e tij të fundit, duke pasur parasysh tërheqjen e tij nga futbolli, tashmë të paralajmëruar nënvizoi: "Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit, por nuk po e mendoj tani pensionimin. Nuk ka kohë për të menduar, jam i fokusuar vetëm në fitimin e Champions League".

Për emocionet e tij: "U përpoqa të mos qaja, por kur pashë vajzën time të qante…, ishte shumë e vështirë për mua. Nuk do t’i harroj kurrë këto momente. Do t’i kujtoj përgjithmonë, edhe fëmijët e mi dhe gruaja ime".

Për nderimet e Real Madridit ndaj tij: "Kur mbërrita më 2014, nuk e imagjinoja kurrë një lamtumirë si kjo. Ishte kaq e veçantë sa do të mbetet me mua përgjithmonë". Për finalen e Champions League: "Ishte një sezon i mirë, tani nuk do të kishte kuptim ta humbisnim finalen. Do të jetë përpjekja ime e fundit për Real Madridin."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd