Për herë të parë mbërrin në Shqipëri kroçera “SeabournQuest”, me turistë kryesisht amerikanë. Rreth 500 pasagjerë vizitojnë për herë të parë vendin tonë. Ditën e sotme ata kanë mbërritur në portin e Durrësit.
Turistët do të zhvillojnë një vizitë një ditore në qytetin e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit.
Ata do të kenë mundësi të eksplorojnë vendet arkeologjike peizazhet natyrore dhe të kulinarin dhe kulturën e vendit tonë. Kroçera që ka mbërritur në ditën e sotme nuk do të jetë e vetmja, pasi me afrimin e sezonit turistik pritet që numri i tyre të jetë më i lartë.
Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi bën të ditur se në ditën në vazhdim porti i Durrësit mund të presë rreth 10 kroçera të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd