
Nis protesta e opozitës para bashkisë Tiranë!
Protestuesit kanë hedhur molotov, vezë dhe flakadanë para këtij institucioni, ku protestojnë për të nëntën herë me radhë.
Dhjetëra bidonë të mbushur me lëndë djegëse janë hedhur këtë të martë në drejtim të godinës së Bashkisë, duke vënë në vështirësi punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës.
Situata u menaxhua pas disa minutash, teksa kishte dhe protestues që hodhën sende të forta, vezë e mollë drejt Bashkisë.
Edhe këtë herë policia kishte marrë masa shumë të forta policie dhe kërkoi herë pas herë nga të pranishmit që të vetëpërmbahen.
Prej disa javësh tashmë Aleanca për Teatrin, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mblidhen përpara bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





