Transmetuar më 28-05-2024, 10:17

VLORË – Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vlorë pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Sipas Policisë gjatë kontrollit në makinën tip "Opel" me të cilën lëvizte 39-vjeçari janë gjetur në pjesën e kroskotit 1 armë zjarri me pistoletë dhe krehër, si dhe municion luftarak.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë 39-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

‘Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në lagjen “29 Nëntori”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 13”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. H., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd