
Beppe Marotta, CEO i Interit, foli nga skena, në festën e “Inter Club” në Milano: "Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me ju, për të festuar një ndërmarrje vërtet të rëndësishme, që ndjek historinë. Nën menaxhimin tonë kemi fituar dy kampionate, janë 18 të tjerë para nesh. Besoj se Interi duhet të konsiderohet absolutisht ndër skuadrat më të forta në botë”.
Pronësia e re?
Mund të ritheksoj se do të ketë vazhdimësi. Dua t’iu them të gjithë atyre që flasin keq për ne, të nxitur nga kultura e zilisë dhe përhapin lajme të njëanshme, që portretizojnë një klub në rrëmujë, se Interi është nme shëndet të mirë: Mos u shqetësoni fare ju tifozë, me mbështetjen e lojtarëve dhe trajnerëve, që janë profesionistë të mëdhenj, do të jemi në gjendje të arrijmë kënaqësi të madhe.
Gradualisht u zhytët në botën e Interit…
Ndihesha shumë rehat që në ditën e parë, nuk kisha parë kurrë një dashuri kaq të madhe. Më kujtohet të dielën pas Torinos, rreth 50 mijë njerëz e shoqëruan ekipin me kaq ngrohtësi dhe dashuri. Pas zikaltërve ka një shpirt vërtet të fortë.
Momenti më i mirë i këtij sezoni?
Fitorja e titullit, besoj se pika e kthesës ishte fitorja ndaj Juventusit. Ishte momenti në të cilin treguam se qëndronim mbi të tjerët në Serie A. Allegri foli për një hendek të ngushtë mes vendit të parë dhe të dytë, pastaj u bë shumë i dukshëm. Derisa e siguruam aritmetikisht titullin, ai kishte të drejtë. Gara kishte gjithmonë ankth, por jo frikë, sepse bindja ishte e fortë. Duhet të them që e fituam lehtësisht titullin, nëse mund të thuhet.
Lautaro?
Ai është një djalë i mirë dhe është përmirësuar shumë. Nuk është rastësi që i dhamë shiritin e kapitenit, është bërë lider. Ka fituar mentalitetin e liderit. Ne po diskutojmë me agjentin e tij, sepse për të bërë një përshtypje të mirë, agjentët duan gjithmonë të bluajë mulliri i tyre… Sidoqoftë, unë jam optimist, sepse Lautaro dëshiron të qëndrojë. Nuk po them se rinovimi mbyllet brenda disa ditësh, por kur të rifillojë stërvitja për sezonin e ri, ai me siguri do ta ketë zgjatur marrëveshjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





