
Kylian Mbappé largohet nga PSG si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, me 256 gola të shënuar në 308 ndeshje, plus 95 asiste për gjithsej 351 pjesëmarrje në gola, mesatarisht një në çdo 78 minuta. Numra befasues. Ai largohet edhe me një trofe, "Coupe de France", të fituar të shtunën, duke mundur Olympique Lyon në finalen e Lille.
Tani, Real Madridi është në të ardhmen e tij. Por kur do të shpallet transferimi i tij te "Los Blancos"? Siç shkruan "As", klubi i Florentino Perez dëshiron ta bëjë këtë në javën e parë të qershorit.
Me siguri nuk do të ketë asnjë njoftim në orët në vijim, para finales së Champions League, siç kishte hipotezuar nga disa, edhe sepse drejtuesit duan që 1 qershori t’i kushtohet festës së mundshme të titullit europian.
Ashtu siç nuk duan ta shpallin Mbappe menjëherë pas një disfate të mundshme…, nëse dështojnë ndaj Borussia Dortmundit. Prandaj, nga data 3 qershor do të kemi më në fund komunikatën zyrtare për shtyp të klubit nga kryeqyteti spanjoll.
Vetë Mbappé foli për këtë temë, pas finales së Kupës së Francës: "Le të festoj për këtë trofe tjetër të fituar, ka një kohë për gjithçka. Unë do ta shpall klubin tim në kohën e duhur. Mendoj se do ta bëj këtë në pak kohë. Nëse do të arrijë përpara Kampionatit Evropian me Francën, nuk e di ende, mbeten ende disa detaje për t’u vendosur".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





