
Çmimi i Serie A, "MVP 2023/2024", sa iu takon lojtarëve, iu dha sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Trofeu iu dorëzua para ndeshjes Hellas Verona-Inter, në fushën e stadiumit “Bentegodi”.
Renditja u hartua duke marrë parasysh analizat e avancuara të "Stats Perform". Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me "K-Sport" dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore e ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale.
Kjo lejon të analizohen aspekte thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (me përjashtim të javës së 38-të të kampionatit).
“Viti i Lautaro Martinez ishte i jashtëzakonshëm për sa i përket performancës dhe lidershipit, – deklaroi CEO i ‘Lega Serie A’, Luigi De Siervo. – Sulmuesi i Interit përfaqësoi, me karizmën dhe lojërat e tij, kapitenin perfekt të një grupi të grumbulluar shkëlqyeshëm, i cili fitoi me meritë titullin.
Në vitin e tij të tretë radhazi me më shumë se 20 gola në Serie A, kampioni argjentinas i botës është tashmë një top-pojtar absolut, një pasuri e Interit dhe kampionatit tonë, i aftë për të qenë gjithmonë vendimtar në momentet decizive të sezonit”.
FUTBOLLISTËT MË TË MIRË TË SEZONIT:
MË I MIRI U-23: Joshua Zirkzee (Bologna)
PORTIRI MË I MIRË: Michele Di Gregorio (Monza)
MBROJTËSI MË I MIRË: Alessandro Bastoni (Inter)
MESFUSHORI MË I MIRË: Hakan Calhanoglu (Inter)
SULMUESI MË I MIRË: Dusan Vlahovic (Juventus)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





