Transmetuar më 27-05-2024, 13:22

Një verë më parë ishte lojtar në merkato, me etiketën "për shitje" të shfaqur dukshëm. Lukaku duhet të kishte ardhur në vend të tij, sikurse u tha, me vetë Vlahovic u fut në "pazar" me Chelsea. Megjithatë, sot sulmuesi serb është më shumë se kurrë një gur themeli i Juventusit që do të vijë.

Klubi po e mbështet atë, Dusan ka qëndruar fort në pozicionet e tij të zakonshme dhe shihet gjithmonë dhe vetëm i veshur me fanellën bardhezi. Kjo është siguria e parë që Giuntoli i ka ofruar Motta-s, pasuesit të Allegrit në stolin e Juventusit.

Trajneri i ri i Juventusit, i zgjedhuri që pret konfirmimin zyrtar, do të gjejë një Vlahovic të votuar si sulmuesi më i mirë i sezonit, i cili tani është i etur për të bërë edhe më mirë: "Jam i lumtur, dua të falënderoj Serie A dhe ata që votuan për mua si sulmuesin më të mirë. Është një kënaqësi e madhe, por sezonin e ardhshëm do të duhet të bëj edhe më mirë. E di se çfarë presin njerëzit nga unë dhe nga Juventusi".

Fitimi i Kupës së Italisë, trofeu i parë dhe i vetëm i tri viteve të fundit të Allegrit, si dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve të radhës, ishin arritje të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për të kënaqur ambiciet legjitime të Vlahovicit: “I arritëm objektivat tona sezonale, por Juventusi gjithmonë dëshiron më shumë, synon sa më lart".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd