Transmetuar më 27-05-2024, 12:42

Të shtunën, Real Madridi dhe "Santiago Bernabeu" festuan ndeshjen e fundit të Toni Kroos në Spanjë, i cili do t’i varë këpucët në gozhdë pas finales së Champions League kundër Borussia Dortmundit dhe Kampionatit Evropian me Gjermaninë.

Në Spanjë, debati për pasardhësin tashmë ka filluar dhe më shumë se një e shohin një të tillë në shtëpi: Jude Bellingham. Megjithatë, Carlo Ancelotti nuk është aspak dakord.

Për trajnerin italian, Bellingham duhet të luajë më afër portës sesa Kroos në karrierën e tij. Dhe ishte i qartë për këtë në konferencën për shtyp: "Sa më afër portës, aq më mirë është për Bellingham.

Nuk ka një lojtar në treg me të njëjtat karakteristika si Kroos, duhet ta zëvendësojmë atë në një mënyrë tjetër. Ne kemi mesfushorë me cilësi të mëdha në dispozicion, por do të duhet ta përshtatim lojën. Do të luajë një lojtar tjetër në atë pozicion, por që nuk mund të jetë kurrsesi si Kroos”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd