Transmetuar më 27-05-2024, 11:08

SERBI – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi. Dy persona kanë dhunuar për vdekje në një park për fëmijë, vëllain e nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Vojin Mijatoviç, Gjorgje Mijatoviç (37 vjeç.)

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Beograd në parkun e lojerave në Vozhdovac, ku djali i viktimës është ankuar se të rinjtë e kanë ngacmuar në park. Më pas Mijatoviçi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën.

Ministri i Punëve të Brendshme Ivia Daçiç ka thënë për mediat vendase se viktima vuante edhe nga krizat epileptike, dhe autopsia do ta konfirmojë nëse vdiq nga dhuna apo ka sëmundja.

“Mbrëmë rreth orës 18-19 policia ka marrë një telefonatë se ka pasur përleshje, kanë shkuar në adresën në komunën e Vozhdocit, e kanë gjetur të plagosurin me gruan e tij. Ai u dërgua në Uregentna dhe vdiq atje. Autopsia do ta konfirmojë, mjekët thonë se ka pasur edhe kriza epileptike”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd