
Xavi Hernández ofroi paraqitjen e tij të fundit si trajner i Barcelonës. Trajneri katalanas e vlerësoi fitoren ndaj Sevilla ditën e lamtumirës së tij. Ai siguroi se kanë qenë shumë kërkues, tha se largohet krenar për punën e bërë dhe i dashur nga fansat. Legjenda e klubit blaugrana e këshilloi pasardhësin e tij të jetë i durueshëm.
Ndjesitë – "Janë vendime të klubit, të cilat i respektuam. Ne si staf teknik menduam se nuk kishte mbaruar. Janë ndjenja kontradiktore, nuk kemi fituar tituj, por ishim në rrugën e duhur. Sidoqoftë, kështu, liderët marrin vendime. Fituam dy trofe në një situatë të vështirë”.
Ndeshja – "Jemi përpjekur të kontrollojmë emocionet tona, edhe pse ishte e vështirë. Ishim përgatitur për këtë ndeshje si gjithë të tjerat. Kemi dominuar lojën dhe fituam me meritë. Tani që shikoj prapa, ka qenë një periudhë e vështirë, por si slitë emocionesh. Jam krenar për punën e bërë, kishim menduar të vazhdonim dhe përfundonim kontratën, por nuk qe e thënë”.
Fermin – "Ai është një rast i veçantë sepse nuk ishte në planet e Barcelonës. Ne e shpëtuam nga huazimi, pothuajse askush nuk e njihte. E pëlqyem atë, pamë gjëra pozitive tek ai si lojtar. Fermin kishte besim në vetvete, mundi të kontribuonte për ne. Është një lojtar i nivelit të lartë”.
Trashëgimia – "Është një brez shumë i mirë, Cubarsí, Lamine, Héctor Fort…, por trashëgimia është dashuria e lojtarëve. Objektivi ishte t’i ndihmonim ata. Ne kemi vuajtur, kemi fituar dy tituj… Janë vendime që nuk i kontrollon dot, mbetet vetëm t’i pranoni. Barça është në një situatë të vështirë”.
Shkarkimi – "Nuk është përgjegjësia ime t’i them arsyet. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse ta pranoj vendimin e presidentit dhe asgjë më shumë. Vendimi tashmë është marrë dhe ne duhet të shohim përpara. Klubi është mbi të gjithë".
Situata në klub – "Kam ndjesinë se gjithçka që kam bërë ka shkaktuar një tërmet. Më kanë vënë në shënjestër, më kanë parë me lupë në përgjithësi. Nuk kam mundur të punoj me qetësi. Ne donim ta vazhdonim punën, por kjo është jeta e një trajneri”.
Kriza – "Situata te Barcelona nuk do të ndryshojë. Arsyet duhet të shpjegohen nga kushdo që ka marrë vendimin”.
Pasuesi – “Duhet ta dijë se e prej një situatë e vështirë. E kam fjalën për një situatë të pafavorshme ekonomike. Pra, duhet të ketë durim, sepse nuk do ta gjejë fushë me lule…”
Vlerësimi – “Kemi dështuar dhe kemi bërë autokritikë. Nuk jemi perfekt dhe as nuk duam të jemi. Duhet të përmirësohemi në nivel taktik. Ka qenë nder dhe krenari, por kemi dështuar sidomos këtë sezon. Ne kemi bërë një punë të mirë me futbollistët për shkak të përfshirjes”.
Mesazhi i lamtumirës – "Nuk është një situatë e privilegjuar, por iu jam mirënjohës tifozëve. Po largohem i dashur nga tifozët e Barcelonës, kjo më mbush me krenari. Njerëzit e kanë vlerësuar punën time dhe jam i sigurt se do të vlerësohet më shumë me kalimin e kohës".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





