Transmetuar më 26-05-2024, 21:34

SHQIPËRI

Për javën që nis nesër, e hënë 27 maj 2024 vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte.

Dita e hënë parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat do të jenë fillimit përgjatë vijës bregdetare dhe në orët e mesditës do te shtrihen edhe në pjesën tjetrë të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e martë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Dita e mërkurë parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Diat e enjte parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, të cilat përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen nga reshje shiu.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

KOSOVË

Java në Kosovë fillon me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira e reshje shiu.

Të hënën fillon kryesisht me vranësira lokale e riga të dobëta shiu gjatë mëngjesit, ndërsa pasdite parashikohet të ketë periudha me diell.

Dita e martë nis me diell, nga mesdita dhe pasditja priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

E mërkura pritet të jetë me diell dhe mundësi për riga shiu gjatë paradites, ndërsa nga pasditja parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.

MAQEDONI

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Në orët e pasdites kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe shtrëngata të rralla.

Dita e martë do të mbajë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe shtrëngata lokale.

E mërkura do të jetë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga mesdita do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme e reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe shtrëngata të izoluara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd