Transmetuar më 26-05-2024, 18:46

Roza Lati një nga ish-banoret e këtij edicioni të BBV ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetarët mbrëmjen e djeshme.

Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania ishte ditën e djeshme dhe zgjati gati deri në orët e para të mëngjesit.

Të gjithë banorët të cilët kanë qenë pjesmarrës në eksperiencën e këtij reality show të këtij viti kanë qenë prezent për të ndjekur finalen e madhe dhe për të parë fituesin edicionit të 3-të të BBV.

E pyetur se kush do të donte që t’a fitonte këtë edicion Roza është shprehur pa ngurruar për Julian Dedën, një nga banorët të cilët ajo ka patur më shumë aleancë dhe gjithashtu edhe disa mosmarrëveshje të vogla.

Gjithashtu ajo është shprehur se nëse e fiton Egla këtë edicion ajo do t’i dilte para një mauneje.

“Imagjino ta fitojë Egla, do hidhem nga ballkoni, do i dal maunes para. Imagjino ta marrë Egla. Po edhe bën vaki, o Zot jo!” tha Roza.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd