Transmetuar më 26-05-2024, 10:30

Dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin në Gjakovë. Gjatë konfliktit, nëna e tyre ka mbetur e plagosur.

“Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u dërgua për mbajtje 48 orë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd