Transmetuar më 25-05-2024, 19:54

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme.
Mësohet se disa pllaka janë shkëputur nga kati i fundit i një pallati 7-katësh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë shkollës “Çajupi”.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





