Transmetuar më 25-05-2024, 10:34

Tiranë, 25 Maj 2024 /noa.al- I riu që shihet të ishte i dashuri i policisë 21 vjeçare Aldorjana Loshi, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj pasi e gjeti të vdekur dhe njoftoi policinë.

Ky njoftim policor erdhi në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit Aldorjana Lloshi, 21 vjeçe.

E ndjera ishte punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin Endri Nika, 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

I riu dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me Aldorjanën në telefonin e saj.

"Kur të vish derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajtë”, i ka shkruajtur e reja police, të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Raportohet se ditën e djeshme, ai i ka telefonuar me dhjetëra herë 21 vjeçaren, por ajo nuk i është përgjigjur.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd