
Lajmi për shkarkimin e Xavit nga posti i trajnerit të Barcelonës ka mbërritur shpejt edhe në Angli. Pikërisht në Londër, ku nga mediat angleze u pyet Pep Guardiola për shkarkimin e kolegut të tij nga pankina katalanase.
"Nuk është një lajm i mirë, sepse diçka nuk funksionon kur ndodh kjo. Nuk i di arsyet pse ndodhi, kështu që nuk mund të jap një mendim", – tha trajneri spanjoll, i cili nuk deshi të hynte më në detaje.
Manchester City i Guardiolës do të luajë finalen e “FA Cup” sot në “Wembley”, kundër Manchester United. “Blutë qiellorë” do të kërkojnë dopietën sezonale, pas triumfit të tyre në Premier League për të katërtën herë radhazi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





