Transmetuar më 24-05-2024, 21:05

Regjisori i filmave dokumentarë Morgan Spurlock, i nominuar për Oscar, humbi jetën në moshën 53 vjeçare.

Ai vdiq të enjten në Nju Jork nga ndërlikimet e kancerit, sipas një deklarate të lëshuar të premten nga familja e tij.

I ndjeri ishte i njohur sidomos për aktin që kreu kur një muaj rresht hëngri vetëm McDonald’s për të demonstruar dëmet që i shkaktohen njerëzve.

Spurlock ka realizuar një sërë filmash dokumentarë që thyen tabutë duke u çjerrë maskën kompanive në industrinë ushqimore të Amerikës.

Spurlock bëri bujë në vitin 2004 me dokumenrarin e tij novator "Super Size Me", i cili u nominua për një çmim Oscar.

Filmi përshkruan efektet e dëmshme fizike dhe psikologjike të Spurlock duke ngrënë vetëm ushqim McDonald’s për 30 ditë.

Ai shtoi rreth 25 kilogramë, pa një rritje të kolesterolit dhe humbi dëshirën e tij seksuale. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd