Transmetuar më 24-05-2024, 14:15

Gjykata e Durrësit, ka lënë burg 48- vjeçarin Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhëniesh s*ksuale me të prej disa vitesh.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
I akuzuari fillimit u mbroj me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërprere pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.
Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës.
Kujtojmë se; vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar s*ksualisht me të prej 4 vitesh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





