Transmetuar më 24-05-2024, 11:55

Juventusi ka vendosur, do të sfidojë pretendimet financiare të Cristiano Ronaldos. Më 17 prill, klubi bardhezi u dënua nga Paneli i Arbitrazhit për të kompensuar me 9.8 milionë euro lojtarin portugez, tani pjesë e Al-Nassr.

Për të qenë të saktë, 9.774.166 dhe 16 cent si "shpërblim dëmi për sjellje keqdashëse" ose në çdo rast "për përgjegjësi parakontraktore". Historia lidhet me periudhën e Covid-19.

Ronaldo, lojtar i Juventusit nga viti 2018 deri më 2021, i kishte kërkuar klubit bardhezi 19.5 milionë euro, borxhe të ngrira për shkak të bllokimit prej pandemisë.

Mosmarrëveshja kishte të bënte me disa pagesa mujore që lojtari nuk i kishte marrë për shkak të reduktimeve të shpenzimeve.

Me këtë vendim për ta vijuar betejën ligjore, Juventusi konfirmon qëndrimin e vet, i bindur se ka vepruar drejt ndaj lojtarit portugez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd