Transmetuar më 23-05-2024, 19:47

Në Mali të Zi, qytetarët serbë kanë dalë në një protestë kundër vendimit të qeverisë së këtij vendi për mbështetjen e Rezolutës së gjenocidit në Srebrenicë.

Mediat malazeze raportojnë se tubimi kryesor është zhvilluar para ndërtesës së qeverisë në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur parulla kundër qeverisë duke e cilësuar votën e tyre kundër Serbisë si tradhti. Veç flamujve të Serbisë në protestë janë parë dhe flamuj të Rusisë, si dhe simbolet Z të ushtrisë ruse gjatë ofensivës në Ukrainë.

Po sipas mediave malazeze, në protestë janë parë dhe simbole të grupit rus ‘Ujqërit e Natës’, të cilët vlerësohen si grupe paramilitare të shërbimeve ruse.

Ndikimi serb në Malin e Zi vijon të jetë shqetësues për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në jo pak raste, diplomatë të rëndësishëm perëndimorë kanë kërkuar që Politika e Jashtme e Malit të Zi të mos ndikohet nga lidhje historike me Serbinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd