Transmetuar më 23-05-2024, 10:51

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person. Viktima është Ardjan Stafa nga Tirana. Ai dyshohet se ka pesuar infarkt dhe si pasoje ka humbur jeten dhe ka dalë nga rruga.

Sipas raportimeve një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Më tej bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd