
Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ishte mjaft i pikëlluar pas humbjes së finales së Ligës së Europës. Vetë rezultati 3-0 ndaj Atalantës i tregon qartë përmasat e disfatës, pa llogaritur këtu humbjen e trofeut të shumëlakmuar, thyejen pas 51 ndeshjesh radhazi në këtë sezon pa humbje, shtoi këtu lojën e keqe dhe mjaft konfuzë të të tijve.
“Për fat të keq ne sot humbëm një finale të rëndësishme, e kishim thënë se do të ishte një ndeshje e vështirë. Është mëkat i madh që gjërat nuk funksionuan te ne pikërisht në këtë finale. Deri në këtë ndeshje kishim lënë përshtypje shumë të mira. Fakti që nuk ishim në gjendje të bënim atë që zakonisht bëjmë aq mirë është pjesë e lojës së futbollit, duhet ta pranojmë realitetin".
Më tej, mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit shtoi: "Kam pak fjalë për të thënë, Atalanta e meritoi të fitonte, sepse luajti shumë mirë. Duhet të shohim përpara, sepse kemi një tjetër finale për ta luajtur (atë të Kupës së Gjermanisë). Asgjë nuk funksionoi për ne këtë mbrëmje. Është mëkat që na ndodhi pikërisht në finalen e Ligës së Europës, por duhet të shohim përpara".
Si nuk funksionoi asgjë? Atalanta luajti shumë më mirë, e mbajti presionin shumë të lartë, urime për të. Analizat e tjera do t’i bëjmë brenda grupit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





