Transmetuar më 23-05-2024, 08:45

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri qëlloi disa herë me thikë gruan e tij.

Autori i dyshuar i krimit është Jakup Shahu 52 vjeç

Ai akuzohet se për shkaqe xhelozie ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

52 vjeçari rezulton person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka qenë i akuzuar për vrasje dhe ka kryer 13 vite burg.

Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

https://noa.al/lajmi/2011/09/95255.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd