Gruaja u përpoq të rezistonte, por grabitësi e tërhoqi zvarrë në tualet dhe e sulmoi me thikë duke tentuar ta mbysë
Një video tronditëse po bën xhiron e internetit, ku shfaqet një sulm nga një grabitës ndaj një punonjëseje supermarketi në Spanjë.
Në pamjet, të kapura nga kamera me qark të mbyllur të supermarketit Ciudad Jardin në Malaga, në Spanjën jugore, grabitësi 40-vjeçar, me origjinë nga Kameruni, mund të shihet duke hyrë në dyqan, duke kapur arkëtaren e pafajshme paraguajane dhe duke i vënë pistoletën në kokë për të zbrazur arkën.
Ai tenton ta mbysë duke i mbajtur gjithë kohës duart në fyt.
Gruaja e pafuqishme u përpoq të rezistonte, por grabitësi e tërhoqi zvarrë në banjë dhe e kërcënoi me thikë për t’i dhënë më shumë para.
Kasierja u përpoq t’i shpjegonte se nuk kishte më para kur ai e kërcënoi me thikë dhe tentoi ta mbyste. “Atëherë mendova se do të më vriste”, tha ajo pas incidentit.
Grabitësi e mbylli në banjë, u kthye në kasë dhe u largua.
Faktoje.al ka verifikuar më tej me motorin e kërkimit Google Image dhe thotë se video i përket një grabitjeje të ndodhur në prill të këtij viti në Ciudad Jardin, në Malaga, Spanjë.
Policia konfirmoi se grabitësi, një 40-vjeçar me origjinë nga Kameruni, sulmoi kasieren me origjinë nga Paraguai, duke i marrë paratë e kasës dhe u largua pasi e mbylli në banjo.
Pak ditë më vonë ai sulmoi një tjetër grua në një lagje të qytetit dhe pas alarmit të dhënë prej saj policia arriti ta ndalojë.
Sipas mediave vendase, sulmuesi ishte i njohur për policinë për kriminalitetin e tij, megjithëse ishte zhdukur prej disa kohësh nga qyteti.
Shikoni videon:
WATCH
In Malaga, Spain, an immigrant allegedly strangled and robbed a cashier at a supermarket. pic.twitter.com/tK5di9D2OZ
— Insider Corner (@insiderscorner) April 30, 2024
Një tjetër sulm nga i njëjti grabitës
Pak ditë më vonë, në mbrëmjen e 28 prillit, ai sulmoi një grua tjetër në një rrugë lagjeje në Malaga për ta grabitur. Gruaja bërtiti, ai u përpoq ta godiste për ta penguar që të rezistonte, por nuk mundi dhe e la.
Viktima njoftoi policinë dhe në bazë të përshkrimit të grabitësit, oficerët me rroba civile e gjetën pak kohë më vonë në një lagje tjetër të qytetit spanjoll dhe e arrestuan.
Grabitësi 40-vjeçar bëri aq shumë rezistencë sa oficerët u detyruan të thërrisnin përforcime për ta vënë në pranga.
Autori ka pranuar fajin dhe i ka thënë policisë: “Nuk do ta bëj më”. Siç doli ai ishte i njohur për policinë, megjithëse ishte zhdukur prej disa kohësh nga qyteti. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd