Transmetuar më 23-05-2024, 07:54

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 10 deri 28 °C

-në zonat e ulëta 14 deri 30°C

-në zonat bregdetare 15 deri 29 °C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd