Transmetuar më 22-05-2024, 23:30

KOSOVË – Janë publikuar pamjet nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Pejës në Kosovë. Ngjarja ndodhi në rrugën Bekim Berisha ku siç shihet në videon e mëposhtme tre persona janë përleshur me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre ka hapur zjarr dhe më pas është larguar me vrap.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i personave të përfshirë në sherr. Ndërkohë mësohet se dy prej të plagosurve po marrin mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ndërsa tjetri është dërguar në QKUK . Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mjeku tregon gjendjen e tre të plagosurve në Pejë: Babai me dy djemë janë të plagosur me armë zjarri, njëri në gjendje të rëndë

Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Mjeku kujdestar Besnik Ibraj ka treguar për gjendjen e të plagosurve. Ai për Indeksonline ka thënë se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Ibraj ka treguar se tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim të metejshëm mjekësor.

Ndërkohë sipas raportimit të Sinjalit viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij. Sipas raportimeve i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’.

Përpos në Pejë sot në mbrëmje u plagosën edhe dy persona në Prizren, informon Deçani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd