Transmetuar më 22-05-2024, 18:38

"Bukuria e vërtetë nuk vjen nga një trup i përsosur që përputhet me atë që shoqëria dikton, por nga një trup që ka një histori për të treguar"

Eventi për kurorëzimin e "Gruaja më e mirë e Belgjikës" u fokusua në bukurinë e brendshme dhe imazhin pozitiv të trupit të garueseve.

60 konkurrentet për titullin, nga mosha 23 deri në 64 vjeç, janë grupi i fundit prej më shumë se 5000 femrash që kanë marrë pjesë në një program 9-mujor për të zbuluar dhe pranuar veten me pak stilim dhe kujdes, raporton noa.al.

“Bukuria e vërtetë nuk vjen nga një trup i përsosur që plotëson atë që shoqëria dikton, por nga një trup që ka një histori për të treguar”, thotë 56-vjeçarja Nathalie de Rec, themeluese e Top Women, organizatës joqeveritare që organizoi eventin.

“Një grua që është rehat me veten e saj, rehat me trupin e saj, është një grua që është thjesht “Wow””, thotë de Reck.

“Bukuria e trupit, sipas imazhit të transmetuar nga reklamat dhe moda, është jetëshkurtër”

De Reck, e cila themeloi programin në vitin 2014, është një ish-modele që e gjeti punën si të vështirë dhe shkatërruese për gratë. Sot ajo thekson se filtrat e përdorur nga rrjetet sociale i detyrojnë gratë që të ndjehen të turpëruara për trupin dhe pamjen e tyre.

“Bukuria e të gjithave ne është trupi dhe historia jonë. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar”, thotë ajo. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd