Transmetuar më 22-05-2024, 18:00

Selia e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington është mbyllur që nga mëngjesi i së mërkurës, ora lokale, pasi persona të panjohur dërguan shishe gjaku në ndërtesë, thanë tre burime të njohura me situatën, për NBC News, raporton noa.al.

Një ekip nga Policia e Kapitolit të SHBA, e specializuar për materialet e rrezikshme, është në vendngjarje.

Pakoja e dyshimtë është neutralizuar, tha Policia e Kapitolit për NBC News. Por një nga burimet e njohur me situatën tha se ndërtesa ishte ende e rrethuar nga policia dhe gjaku po ekzaminohej.

Është e paqartë nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.

Policia e Kapitolit njoftoi Kongresin

Ajo që i shqetëson autoritetet amerikane është se zyrat e Komitetit Kombëtar Republikan janë përballë ndërtesave të zyrave të Dhomës së Përfaqësuesve.

Policia e Kapitolit të SHBA ka njoftuar zyrat e politikanëve në Kongres se po hetojnë një "substancë të dyshimtë" në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan.

Në deklaratën e lëshuar nga policia thuhet: “Lutet stafi të shmangë zonën deri në një njoftim të dytë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd