
Romelu Lukaku, i skualifikuar për ndeshjen e fundit të kampionatit, duket se tashmë po mendon për të ardhmen. Sulmuesi belg, i huazuar nga Chelsea te Roma, ka bërë një postim enigmatik përmes Instagramit.
Është e mundur, por jo e sigurt, që qendërsulmuesi po i referohej asaj që do të ndodhë me karrierën e tij pasi të përfundojë përvoja verdhekuqe. "Disa njerëz ju duan. Disa njerëz duan të jenë me ty. Disa duan atë që mund të bësh për ta. Kuptoni ndryshimin", – shkruan Lukaku në rrjetet sociale.
Verën e kaluar, Lukaku u transferua nga Chelsea te Roma në formë huazimi (verdhekuqtë paguan thuajse 6 milionë euro te londinezët), me pagë prej 7.5 milionë euro. Në marrëveshje nuk u përfshinë asnjë opsion shpangimi në favor të klubit kryeqytetas italian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





