Transmetuar më 22-05-2024, 11:42

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në këtë takim Dumani po raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. Dumani gjatë fjalës së tij ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit të cilët janë nën hetim apo të pandehur.

Dumani tha se janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion. Ai më tej shtoi se të dënuar janë dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

Kreu i SPAK shtoi se për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Më tej tha se janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish-zyrtarit të lartë.

"Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish gjyqtarë të shkallës së parë, një ish gjyqtare i apelit dhe një ish prokuror.

5 ish kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie, një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie. Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë," tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd