Transmetuar më 21-05-2024, 19:02

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën më 22 maj. Ai do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga vizita e David Cameron, kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, ndërsa janë vendosur postera gjigand të sekretarit britanik në godinën e Universitetit Politeknik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd