
Virgil van Dijk do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in, sezonin e ardhshëm. Shitja e tij kësaj vere nuk pritet, edhe sepse mbrojtësi holandez vlerësohet shumë nga Arne Slot, pasardhësi i Jurgen Klopp, i cili po llogarit që të futet sa më shpejt në dhomën e zhveshjes së "Reds".
Megjithatë, pasi t’i skadojë kontrata në vitin 2025, disa thashetheme në lidhje me të ardhmen e Van Dijk kanë filluar të përhapen. Ka nga ata që flasin për rinovim, të tjerë për një lamtumirë të mundshme tashmë në verë.
Hipoteza e fundit megjithatë nuk duket se do të merret në konsideratë nga klubi i Merseyside. Ndërkohë, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Liverpool-it foli në ‘Sky Sports UK’ për të ardhmen e tij:
"E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin. Asgjë nuk ka ndryshuar, nuk kam asgjë të planifikuar. Asnjë ndryshim në situatën time. E vetmja gjë që mund të them tani është që, nëse do të thoja lamtumirë, nuk do të qaja, sepse ishte diçka për të cilën u befasova shumë me Klopp".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





