
Humb jetën një minator në Martanesh. Një tjetër niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
I vdekur raportohet Armand Peshku dhe i plagosur Hajdar Bala.
Ngjarja ka ndodhur në një prej galerive të kromit.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor.
Policia vendore informon se ‘Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





