
Lautaro Martinez është protagonisti i një interviste të gjatë, botuar sot në faqet e “Gazzetta dello Sport”. Ndër temat e diskutuara nga kapiteni i Interit është edhe rinovimi i shumëpërfolur i kontratës dhe çështja e Steven Zhang, i cili në orët në vijim mund të largohet nga posti i presidentit të Interit për shkak të mos shlyerjes së borxhit ndaj “Oaktree”:
“Presidenti ka qenë gjithmonë i afërt me skuadrën, edhe pse nuk mund të ishte me ne fizikisht këtë vit. Nganjëherë mjaftonte një video-telefonatë për ta dëgjuar atë, gjithsesi. Jemi të qetë dhe presim zhvillimet mbi pronësinë e klubit”.
Në vend të kësaj, “Toro” shprehet si vijon për zgjatjen e kontratës: "Ne jemi afër akordit, vetëm nja dy gjëra mungojnë. Unë lashë si afat një javë, sepse atëherë përfundon kampionati. Ddo doja të përcaktoja gjithçka përpara Kupës së Amerikës.
E kuptoj se situata e korporatës mund të vonojë gjithçka. Po flasim me Marotta dhe Ausilio, por varet edhe nga pronësia. Le të presim, nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani dhe javën e ardhshme, por nuk ka probleme mes nesh".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





