Transmetuar më 19-05-2024, 23:36

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në fillimin e procedurave për propozimin e Qeverisë së re të cilën do të drejtojë kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski ndonëse pritet që fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri e më pas, presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova të ndajë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Megjithatë, Zhurnal mëson emrat e përfolur për ministra nga rradhët e VMRO-së. Mbrojtja, Punë të Jashtme dhe të Brendshme, Drejtësia, Arsimi, Bujqësia, Energjetika, Financa, Mjedisi, Sporti, Transporti e Lidhja dhe Politika Sociale do të drejtohen nga kuadro të Mickoskit.

Ministër i Mbrojtjes: Timço Mucunski Ministër i Punëve të Brendshme: Aleksandar Nikolovski Ministër i Punëve të Jashtme: Antonio Miloshoski Ministër i Financave: Gordana Dimitrieska Koçoska Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: Vlado Misajlovski Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Gjoko Velkovski Ministër i Energjetikës dhe Minierave: Sanja Bozhinovska Ministër i Drejtësisë: Pançe Toshkovski Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë: Stefan Andonovski Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhim të Ujërave: Cvetan Tripunovski Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: Ministër i Sportit: Borko Ristovski Ministër i Arsimit: Vesna Janevska

Ndërkohë që mësohet se në bisedimet që po zhvillohen mes VMRO dhe Vlen për ndarjen, gjithmonë duke u bazuar në atë që flitet ende jozyrtarisht, këtyre të fundit krahas Zëvendës kryeministrit për Eurointegrim, do t’u takojë dhe ministria e Shëndetësisë, Ekonomisë, Kulturës, Vetqëverisjes Lokale dhe Bashkësive Etnike. /Zhurnal.mk

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd