Transmetuar më 19-05-2024, 20:45

Humb jetën aksidentalisht me armë zjarri një 50-vjeçar në Korçë.

Viktima është identifikuar me emrin Taulant Myftarli.

‘Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M. rreth 45 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje.

Në një moment dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd