Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion të turizmit, atë të turizmit seksual.
Dukshëm ka një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilën e konfirmojnë edhe mjekët.
Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Por mjekët thonë se ka përhapje në rritje të të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.
Jeta shthurur nën efektin e substancave narkotike, trendi më i fundit i marrëdhënieve seksuale me të panjohur që i kontaktojnë nëpër rrjete sociale, ka rritur numrin e të rinjve të infektuar.
Personat e infektuar me SST paraqiten tek mjeku në fazë të vonë pasi ende vuajnë stigmën, ndërkohë që pasojat shëndetësore janë që nga steriliteti, dëme në shëndetin riprodhues deri dhe humbja e jetës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd