Transmetuar më 18-05-2024, 21:37

Një aksident në seri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën pranë “Kopshtit Botanik”.

Sipas informacioneve, pesë automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, është krijuar rradhë e gjatë automjetesh në të dy kahet e rrugës.

Nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd