Transmetuar më 18-05-2024, 14:24

Trajneri i Barçës, në prag të ndeshjes së të dielës kundër Rayo Vallecano, në të cilën shpreson ta certifikojë vendin e dytë në La Liga, donte të trajtonte thashethemet e mediave që flasin për shkarkimin e tij, për tërbim të presidentit Laporta karshi deklaratave të trajnerit. Xavi Hernandez u tregua i fortë në këtë drejtim, pa treguar asnjë shenjë dobësie në detyrë:

“Nuk më intereson se nga vjen informacioni, më intereson të kem besimin e presidentit dhe Deco (edhe Yuste). Ata ma transmetojnë këtë, për mua asgjë nuk ka ndryshuar.

Klubi më transmeton qetësi, ne vazhdojmë me të njëjtin entuziazëm dhe ambicie për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm. Drejtuesit më transmetojnë qetësi, asgjë nuk ndryshon.

Xavi saktësoi se duhet të flasë me presidentin për të sqaruar situatën: "Ne do të ulemi, jemi në kontakt të përhershëm. Nëse duhet të flasim për diçka, do ta bëjmë. Gjithçka është siç ishte tri javë më parë, që u ulëm këtu. Ka një bazë të jashtëzakonshme në skuadër për të bërë gjëra të mëdha.

E kuptoj që media duhet të publikojë ndonjë gjë, por për mua asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse ka ndonjë ndryshim, do t’ju tregoj. Jam i qetë dhe mezi pres ndeshjen e nesërme. Deklaratat e mia para ndeshjes kundër Almeria? Pse t’iu përgjigjem atyre që shpikin mediat, presidenti nuk më ka transmetuar asnjë shqetësim të tillë. Ai më ka thënë se është shumë e rëndësishme fitorja për të siguruar vendin e dytë.

Gjendja ime shpirtërore? Jam i lumtur, sepse ndodhem në klubin më të mirë në botë. Kritikat më bëjnë më të mirë, asgjë nuk ndryshon. Jam i etur të provoj se mund të mbetemi konkurrues. Ky sezon nuk na ka dhënë shumë, por jam i bindur se gjërat mund të shkojnë mirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd