Transmetuar më 18-05-2024, 12:45

Rrëshqitje dheu ka pasur në rrugën Klinë-Gjakovë, ku si pasojë e kësaj rrëshqitje rruga tashmë është e bllokuar për qarkullimin e veturave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për Telegrafin se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.

“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai. Rugova tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd