Spartë, Greqi, 17 Maj 2024 /noa.al- Momente tronditëse ka përjetuar një 17-vjeçar në Spartë, pasi është rrëmbyer dhe rrahur brutalisht nga të afërmit e vajzës me të cilën ishte në lidhje.
Sipas babait të fëmijës, i mituri ka pasur një flirt të pafajshëm me një shoqe klase, por familja e saj nuk e ka miratuar lidhjen, vetëm e vetëm se djali është me origjinë nga Shqipëria.
Vëllai i vajzës ka telefonuar 17-vjeçarin dhe i ka kërkuar të takohen për të biseduar.
Pa dyshuar aspak për të, adoleshenti shqiptar pranoi takimin, por kur mbërriti në pikën e paracaktuar, vëllai i vajzës dhe një person tjetër filluan ta rrahin me furi.
Më pas e futën në bagazhin e makinës, para syve të nënës së tij, e rrëmbyen dhe u zhdukën.
Babai i 17-vjeçarit tha se në një moment kanë ndaluar në rrugën nga Areopolis për në Pirgos, e kanë nxjerrë nga bagazhi dhe e kanë rrahur sërish.
E futën sërish në makinë dhe e çuan në shtëpinë e vëllait të vajzës. Aty filloi një raund i ri torturash, si nga vëllai i vajzës ashtu edhe nga prindërit e saj.
Egërsia ka qenë e tillë sa nëna e vajzës i ka tërhequr flokët, ndërsa ka arritur t’i presë edhe fytyrën.
Nga goditjet e forta të riut i rridhte gjak nga veshi dhe sipas avokatit të tij, ai ka humbur dëgjimin dhe ende nuk dihet nëse do të mund ta rikuperojë.
Fëmija ishte aq i tmerruar dhe vuante nga dhinbjrt e dhunës, saqë u thoshte “keni të drejtë” që të mos e rrihnin më”, tha avokati.
Pas torturave tre orëshe, rrëmbyesit e kanë lënë në një vend të riun dhe prej aty ka lajmëruar nënën e tij që ta merrte.
I mituri është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të keqe psikologjike.
“Ai ka lëndime në të gjithë trupin, ka frikë dhe nuk dëshiron të shkojë në shkollë. Ajo që jetoi ishte makth ”, tha avokati i familjes.
Një investigim i tv STAR, evidenton se babai i njërit prej personave të përfshirë kishte vrarë nënën e tij në Dyros disa vite më parë.
Vëllai i vajzës, babai i saj dhe personi i dytë që rrëmbyen dhe sulmuan 17-vjeçarin janë arrestuar, ndërsa në kërkim është nëna e vajzës, e cila akuzohet se e ka rrahur brutalisht. Dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm se ishte shqiptar, siç e pohojnë vetë mediat greke. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd