Transmetuar më 17-05-2024, 13:32

Këtë të premte, aksident është regjistruar në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku një automjet tip “Opel”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trafikndarëse.

Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd